Kohët e fundit po flitet se roli i agjentit të mirënjohur 007 i është ofruar aktorit Aaron Taylor Johnson, ka shkruar The Sun.
Aktori i fundit që ka luajtur këtë rol është Daniel Craig i cili e ndërpreu aktrimin si 007-shi në vitin 2021, pasi në këtë rol luajti për plot 16 vjet, raporton BBC.
Ndërkohë filmi i ri i James Bondit do të jetë i 26-ti me radhë, pas “No Time To Die”.
Taylor Johnson i ka thënë revistës Numero se “i merr si kompliment të madh”, spekulimet se ai do të jetë Bondi i ri, pasi po konsiderohet si favorit për këtë rol.
Të tjerë që konsiderohen si kandidat potencial për rolin e mirënjohur janë aktorët Henry Cavill, i cili ka luajtur rolin e Supermenit, aktori Damson Idris, i njohur për rolin në dramën “Snowflall”, aktori James Norton, i cili ka luajtur në drama të ndryshme televizive si “McMafia”, si dhe aktorë të tjerë si Tom Hardy, Chris Evans e Idiris Elba, i cili u zgjodh favorit për rolin e 007-it në një sondazh të publikuar nga “Lottoland”.