Kandidati për president nga opozita shqiptare VLEN, Arben Taravari i ftuar në emisionin Klan Direkt tha se në Maqedoninë e Veriut ka ndikim serb më shumë se sa rus.
Ai tha se ndikimi rus mund të jetë indirekt për faktin që Serbia e ka dëshmuar tashmë që është pro politikës ruse, e cila në vend ka nxitur dhe frymën e urrejtjes ndaj etnive të tjera si shqiptarëve apo bullgarëve.
“Për ndikimin rus unë nuk kam ndonjë informatë, mirëpo ka ndikim serb tek në, posaqërisht në shoqërinë maqedonase, karshi shqiptarëve dhe bullgarëve. Ka nje lloj fobije ndaj shqiptarëve, pavarësisht se që shumë vite ne jetojmë bashkë, pra Serbia është ajo që ka kundërshtare historik shqiptarët dhe bullgarët, ndaj ky implikim i ndikimit serb në Maqedoni sjell kto ndasi”, tha Taravari.
Ai numëroi dhe disa gabime që sipas tij i ka bërë kjo qeverisje, duke i hapur rrugë Serbisë.
“Ardhja e Lavrovit në Shkup ishte gabim, Ballkani i Hapur ku thonë gjithë se kishte ndikim rus, pse të gjithë janë kundër përveç Maqedonisë dhe Serbisë, pra, pse ne të jemi pro për Ballkanin e Hapur, kur edhe Rama edhe Kurti tashmë dolën kundër asaj nisme” përfundoi Taravari. /tvklan.mk