Kosova është ngritur për 5 vende më lart sa i përket lumturisë. Është e 29 në listën e vendeve më të lumtura në botë .
Qytetarët e Kosovës lumturinë e gjejnë në familje.
Liria që e jetojnë në këto 24 vite pas luftës, është një indicator i qytetarëve të Kosovës për të qenë të lumtur.
Qytetarët e Shqipërisë duket të mos jenë aq të lumtur. Ndonëse është përmirësuar në pozicion në raport me vetveten, duke u ngjitur në vendin e 87, nga 91 që ishte një vit më parë, sërish mbetet ndër më të palumturat në Ballkan.
Tre vende më poshtë atë të 84-të janë të listuar qytetarët e Maqedonisë së Veriut ndërsa Mali Zi zë vendin e 76.
Finlanda është ende vendi më i lumtur në Tokë, por Britania dhe SHBA-ja kanë rënë më poshtë në Raportiin e Lumturisë Botërore.
Kombi skandinav, ku jetojnë 5.5 milionë banorë, e ka mbajtur vendin e parë për shtatë vjet radhazi.
Sipas raportit, Norvegjia, Suedia, Gjermania, Franca, Mbretëria e Bashkuar dhe Spanja janë vende ku të moshuarit tani janë dukshëm më të lumtur se të rinjtë, ndërsa Portugalia dhe Greqia tregojnë modelin e kundërt.
Lumturia në mesin e të rinjve, të moshës 15-24 vjeç, gjithashtu ka rënë ndjeshëm në Amerikën e Veriut, ndërsa Evropa Qendrore dhe Lindore panë rritjet më të mëdha.
Raporti i Lumturisë, i cili është një botim i Rrjetit të Zgjidhjeve të Zhvillimit të Qëndrueshëm të OKB-së, bazohet në një anketë vjetore, ku pyeten nga rreth 1000 individë në rreth 140 vende të botës, të cilëve iu kërkohet që të rendisin, nga 1 në 10, për të parë nëse janë duke jetuar mirë apo jo./tvklan.mk