Bruksel/ Raund i ri bisedimesh Beograd – Prishtinë

Pas takimeve të ndara që emisari I BE-së për dialogun Miroslav Lajcak zhvilloi fillimisht me kryenegociatorin e Kosovës Besnik Bislimi e më pas me atë të Serbisë, në Bruksel më pas ka nisur takimi trepalësh.

Në këto takime po diskutohet për çështjen e dinarit serb, që është ndaluar për qarkullim nëpërmjet rregullores së re të Bankës Qendrore të Kosovës si dhe për zbatimin e marrëveshjes së Brukselit dhe aneks marrëveshjes së Ohrit.

Derisa në Bruksel zhvillohej takimi kryeministri Albin Kurti ka dhënë një intervistë për radion Evropa e Lirë.

Ka thënë që pret gjëra konkrete nga ky takim.

Ka pasur vazhdimisht opsione të ndryshme për çështjen e dinarit. Unë nuk besoj që duhet të diskutohen tash, sepse dëmtohet pozicioni negociator i Kosovës nëse ato shpalosen para kohe. Ajo çfarë mund të them është që Qeveria po e bën më të mirën e mundshme, me përkushtim maksimal dhe natyrisht që këtë ne e kemi si mbështetje për rregulloren e re të Bankës Qendrore të Kosovës. Nuk ka kurrfarë ndëshkimi për serbët. Pra, rregullorja e re nuk është ndëshkim, por është një përpjekje e radhës shumë serioze për të bërë formalizimin, legalizimin e transaksioneve financiare.

Një ditë më parë presidentja Vjosa Osmani ka bërë të ditur se një pjesë e propozimit amerikan për dinarin serb në Kosovë është pranuar. Javën që shkoi në Kosovë ishte I dërguari I SHBA-së për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar me propozime konkrete për të tejkaluar një periudhë tranzicioni për cështjen e dinarit serb./tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share