Kryeministri, Talat Xhaferi, sot në kuadër të vizitës së tij në komunën e Bogovinës, ka inspektuar aktivitetet e përfunduara të punës në rrugën lokale Pallçishtë, që është lidhja e zonave të banuara me autostradën Tetovë-Gostivar. Rruga, e cila është 1700 metra e gjatë, më parë ka qenë rrugë fshati, por tani është zgjeruar, e tamponuar dhe e sigurt për komunikacion.
Xhaferi tha se me infrastrukturën e re dhe bashkëkohore rrugore, komunikimi me autostradën e komunikacionit është i lehtësuar dhe hapen mundësi më të mëdha për zhvillim si të komunës ashtu edhe të gjithë rajonit.
Ai ka theksuar se me këtë projekt infrastrukturor u lehtësohet jeta qytetarëve nga i gjithë rajoni i Pollogut./tvklan.mk