Kur ka dëshmi se Kodi etik është shkelur, është vepruar, deri më tani nuk është marrë asnjë dëhmi, u përgjigj zëvendëskryeministrja për qeverisje të mirë, Sllavica Gërkovska në pyetjen e gazetarëve se a do të nisin procedurë pas zërave të arritur për politikanët të cilët me automjete zyrtare janë nënhkruar për kandidatët presidencial.
“Deri më tani nuk kemi marrë gjendje faktike për të parë me argument se është ashtu. E dini se edhe deri më tani çdoherë kur kemi pasur argumente dhe dëshmi që tregojnë se është shkelur Kodi etik, ne kemi vepruar, pavarësisht se për kë bëhet fjalë. Kështu do të jetë edhe në këtë rast. Dhe pikërisht si paralajmërim, kohë më parë i kemi dërguar një letër të hapur publikut, të gjitha subjekteve politike, pa dallim se në çfarë niveli të pushtetit janë, se duhet të kujdesen për kufizimin e qartë të aktiviteteve partiake dhe shtetërore dhe të mos ketë abuzime me burimet dhe kapacitetet shtetërore gjatë fushatës politike”, deklaroi Gërkovska para tribunës për rolin e të rinjve në forcimin e kulturës demokratike.
Sa i përket vërejtjeve për përdorimin e automjeteve zyrtare, përveç në një rast, konsideron se ka ndryshim të dukshëm tek funksionarët për të cilët janë bërë vërejtje dhe që të jenë më të kujdesshëm ata janë paraqitur në Kabinetin e saj për t’u konsultuar nëse do të shkelnin Kodin nëse do të vepronin në ndonjë mënyrë.
“Ato ndryshime janë të dukshme. Dua të theksoj se vetëm për një rast, vetëm për rastin e Artan Grubit, kemi ardhur në një situatë pas dy vërejtjeve për mosveprim i kemi dërguar një letër kryeministrit, i cili sipas Kodit etik duhet të vendosë se cilën masë do ta shqiptojë. Dhe përsëri do të them se duhet gjetur një zgjidhje ligjore. Ne filluam të punojmë për një zgjidhje ligjore me të cilën do t’i lidhim sanksionet nga Kodi etik me disa norma ligjore në bazë të të cilave mund të kishte disa sanksione të tjera, kundërvajtje ose të një natyre tjetër që të mos vihemi në një situatë ku të japim vetëm vërejtje, veçanërisht kur për dikë edhe vërejtjet nuk janë të mjaftueshme”, deklaroi Gërkovska.
Në lidhje me iniciativën e KSHPK-së deri te Qeveria për të inicuar përgjegjësinë për drejtorin e Fondit të Inovacionit dhe gjithë menaxhmentin për shkak të granteve të dhëna për Drin Ahmetin, zëvendëskryeministrja u përgjigj se nuk e kishte marrë dhe as nuk e kishte parë shkresën.
“Nuk e kam marrë, nuk e kam parë. Pasi ta shoh, mund të jap mendimin tim. Të mos bazohem vetëm në atë që po më thoni tani, por sot do të kërkoj nga Qeveria shkresën, nëse e marrin, ta shqyrtojnë dhe pastaj do të marr vendim”, u përgjigj Gërkovska.