Afro 3 mijë kosovarë u martuan vitin e kaluar jashtë vendit

Martesa në vendin tonë konsiderohet si themel i familjes.

Njerëzit hyjnë në martesë për disa arsye si: krijimin e familjes, qëndrueshmërinë ekonomike, edukimin dhe kujdesin për fëmijët etj.

Por nëse kthehemi në kohë shohim se martesa si institucion edhe në Kosovë ka ndryshuar si rezultat i faktorëve të ndryshëm, kështu duke kaluar nga martesa “tradicionale’ në “martesa moderne”.

E një prej faktorëve që kontribuon në këto ndryshime është edhe martesat e qytetarëve kosovarë me shtetas/e të huaj/a.

Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës në një përgjigje për tëvë1.info, ka bërë të ditur se numri i martesave të qytetarëve kosovarë me shtetas/e të huaj/a përgjatë vitit 2023 ka qenë 2 mijë 856.

Prej tyre numër më i lartë ka qenë i burrave të cilët janë martuar me gra jo shqiptare, pra gjithsej 1515 krahasuar me vajzat të cilat janë martuar me burra jo shqiptarë, në total 1350.

Numri më i madh i martesave të qytetarëve të Kosovë më shtetas të huaj ka qenë në vitin 2022.

“Martesa: Viti 2022 – nusja e huaj 1805, dhëndëri i huaj 1759. Në total 3564 kurorëzime. Viti 2023 – nusja e huaj 1515, dhëndëri i huaj 1350. Në total 2865 kurorëzime”, thuhet nga MPB-ja.

Me kurorëzimin e kosovarëve me të huaj, mundësia e largimit nga vendi është më i madh. Kjo bënë që familja tradicionale kosovare të pësojë ndryshim në strukturën e saj.

E për këtë fenomen sociologia, Bleona Kurteshi thotë se sa i përket aspektit ekonomik remitencat mund ta lehtësojnë jetesën ekonomike për pjesën tjetër të familjes të cilët jetojnë në Kosovë. Por që sipas saj, aspekti emocional është tejet i rëndësishëm pasi siç thotë ajo, prindërit përjetojnë ndjenja të vetmisë dhe ndarjes nga fëmijët e tyre.

“Kur individët nga Kosova zgjedhin për tu martuar jashtë vendit nis një ndërveprim kompleks i familjeve sociale dhe komunitetit më të gjerë. Fillimisht, ana emocionale është shumë e rëndësishme, pasi fëmijët e tyre përjetojnë ndjenja të veta dhe ndarjes nga fëmijët e tyre. Ekonomikisht, remitancat nga jashtë mund të lehtësojnë jetesën ekonomike të pjesëve të tjera të familjes këtu, por gjithashtu mund të nxisin ndihmë ekonomike. Nga ana kulturore, martesat jashtë vendit sjellin praktika dhe vlera të reja, duke sfiduar potencialisht strukturat tradicionale të familjes dhe duke krijuar ndarje brezash. Për më tepër, largimi i të rinjve për martesë jashtë vendit mund të ndikojë në perceptimet dhe aspiratat e lidhjeve në me migrimin. Megjithatë, ato paraqesin edhe sfida, të tilla si negociimi i dinamikave mes dallimeve kulturore dhe fetare si dhe përshtatja gjuhësore mes familjarëve. Në përgjithësi, martesat ndërkulturore mishërojnë ndërveprimin midis identiteteve individuale, familjeve familjare dhe dinamikave më të gjera shoqërore”, thotë Kurteshi për teve1.info

E pyetur se a do të ndikojë liberalizimi i vizave për kosovarët në shtimin e martesave me të huaj/a, marrë parasysh faktin se tashmë mundësia për lëvizje dhe kontakte me të tjerët është më i madh, Kurteshi thotë se kjo mund të ndikojë në hapjen ndaj kulturave tjera, uljen e steriotipeve e kështu rrjedhimisht edhe mundësi për martesa.

“Liberalizimi i vizave do të ndikoi në hapjen ndaj kulturave të tjera, për shkak se do të ofroj mundësi me pa kultura të ndryshme, pastaj kjo rrjedhimisht mundet me ndiku në uljen e steriotipeve që mundemi me pas për të tjerët”, thotë ajo.

Ndryshe, martesa është e garantuar edhe me Deklaratën për Drejtat e Njeriut ku Neni 16 i kësaj deklarate thotë “Burrat dhe burrat në moshë të pjekur kanë të drejtë të martesës dhe formojnë familje, pa kurrfarë kufizimi për sa i përket familjes ose racës, besimit. Ata kanë të drejta të barabarta si në rastin e lidhjeve të martesës, gjatë martesës si dhe në rastin e shkurorëzimit”.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share