Liga e dytë: Besa udhëton në Gjevgjeli, Bashkimi në Kamenicë, Arsimi në Negotinë

Sot me fillim në orën 15:00 në tetë terenet e ekipeve të Ligës së dytë do të zhvillohen ndeshjet e raundit të 21-të, ku në. Program janë disa ndeshje mjaft interesante. Kozhufi i Gjevgjelisë që tanimë lufton vetëm për mesin e tabelës është nikoqire e liderit në renditjen e tabelëc Besa të Dobërdollit. Qendërr sulmuesi Allban Taipi shprehet optimist e skuadra nga Dobërdolli ka force dhe do të kthehet kryelartë nga Gjevgjelia “Jam I bindur se kemi ekipi që është e gatshme të tejkalon pa problem të gjitha sfidat. Besoj se në Gjevgjeli do të dëshmojmë se jo rastësisht gjendemi në krye të tabelës” tha ai.

Bashkimi I Kumanovës edhe në ndeshjen e gjashtë të sezonit pranveror shpreson të vazhdon rrugëtimin e sukseseve. Kësaj radhe në Kamenicë kundër skuadrës vendase të nxjerr një rezultat që I konvenon dhe forcon në pjesën e epërme të tabelës.

Arsimi i Çegranit edhe kundër Vardarit në Negotinë udhëton pë të vazhduar serin e fitoreve në sezonin pranveror dhe të gjendet më pranë pozitës së tretë.

Në javën e 21-të në Ligën e dytë, takohen

Belasica – Osogova
Detonit Plaçkovica – Teteks
Skopje – Ohri
Kamenica Sasa – Bashkimi
Karaormani – Pelisteri
Kozhui – Besa 1976
Novaci – Pobeda
Vardari – Arsimi

Tabela:
1.Besa 51 pikë, 2. Pelisteri 45,
3. Detonit Pl 42, 4.Arsimi 38,
5.Ohri 33, 6. Skopje 31,
7.Bashkimi 28, 8.Vardari Neg. 27,
9.Bellasica 25, 10.Kozhufi 24,
11.Novaci 23, 12.Teteksi 20,
13.Pobeda 17, 14.Osogova 16,
15.Karaormani 15, 16. Kamenica Sasa 11 pikë /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share