“Sot (16.03.2024), zyrtarët policorë nga SPB-Kumanovë kanë privuar nga liria M.A. (28) dhe E.A. (32), të dy nga fshati Bukoviq i Shkupit. Ata dyshohet se më 15.03.2024, rreth orës 20:20, në rrugën “Done Bozhinov” në Kumanovë, me automjetin e pasagjerëve “Range Rover” me targa të Shkupit, kanë goditur automjetin e pasagjerëve “Volkswagen Passat”, i cili drejtohej nga S.S. (63 ). nga Kumanova, pas çka kanë qëlluar në drejtim të S.S. dhe i kanë marrë një torbë me para dhe më vonë i kanë vënë flakën automjetit Range Rover.
Ata janë ndaluar në stacion dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tyre do të bëhet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.