Basketboll: Real Madrid, Barcelona dhe Monaco më pranë play off-it në Euroleague

Gjashtë fitore të skuadrave vendase dhe tri të atyre mysafire është epilogu i nëntë ndeshjeve të javës së 29 në Euroligën e basketbollit për meshkuj , ku skuadra kryesuese Real Madridi pas fitores në transfertë kundër italianëve të Virtus Bolonja me rezultatin 74-89 ka siguruar pozitën e parë dhe pjesëmarrjen në play off. Real Madid kryeson me 23 fitore e 6 humbje para Barcelonës që ka 20 fitore e 9 humnbje dhe Monaco me 19 fitore e 10 disfata

Barcelonës gjithashtu është shumë pranë play off-it pas fitores kundër Partizanit të Beogradit me rezultatin 94-76 ndaj Partizan Beograd, duke qenë pranë një vendi në play off.

Dy skuadrat greke Olympiacos – Panathinaikos janë pretendent për fazën e play off-it , Olympiacos mbrëmë mundi bashkëvendasit me rezultatin 71-65

Në vendin e tretë, për momentin është Monaco, që fitoi në transfertë Alba Berlin me rezultatin 90-82. Gara për një vend në play off është e fortë, pasi eket si Fenerbahce, Virtus Bolonja, Baskonia Gasteiz dhe Maccabi Tel Aviv synojnë të kualifikimin.

Rezultatet e raundi të 29-të:

Olympiacos – Panathinaikos, 71-65

Fenerbahce – Valencia Basket, 118-88

Crvena Zvezda – Maccabi Tel Aviv, 80-84

Alba Berlin – Monaco, 82-90

Baskonia Gasteiz – Armani Milano, 88-73

Barcelona – Partizan Beograd, 94-76

Villeurbanne – Anadolu Efes, 84-80

Bayern Mynih – Zalgiris Kaunas, 64-58

Virtus Bolonja – Real Madrid, 74-89

Lexo gjithashtu
Total
0
Share