Udhëheqësit kryesorë ushtarakë brazilianë deklaruan në polici se ish-presidenti, Jair Bolsonaro, u paraqiti atyre një plan për të ndryshuar rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2022 ku ai humbi, por ata refuzuan dhe e paralajmëruan se do ta arrestonin nëse do ta provonte këtë gjë, sipas dokumenteve gjyqësore të lëshuara të premten.
Dëshmitë e ish-komandantëve të Ushtrisë dhe Forcave Ajrore të Bolsonaros në polici, dhe të lëshuara nga Gjykata e Lartë, janë përmendja e parë e drejtpërdrejtë e liderit të krahut të djathtë si pjesëmarrës aktiv në një komplot për të injoruar rezultatet e zgjedhjeve të tetorit 2022 të fituara nga rivali i tij, Presidenti aktual Luiz Inácio Lula da Silva.
Deklaratat e komandantëve ushtarakë gjatë mandatit të Bolsonaros i shtohen vështirësive të tij ligjore, teksa prokurorët kërkojnë të gjejnë lidhje midis liderit të ekstremit të djathtë dhe trazirave të 8 janarit 2023 që shkatërruan ndërtesat qeveritare në kryeqytetin Brasilia një javë pas inaugurimit të Lulas.