Escobar: Kurti refuzoi propozimet për dinarin

epa09625371 US Deputy Assistant Secretary of State in charge of the Western Balkans Gabriel Escobar attends the joint press conference in Skopje, Republic of North Macedonia, 06 December 2021. the US Deputy Assistant Secretary overseeing policy towards the countries of the Western Balkans Gabriel Escobar is in North Macedonia for an official visit. EPA-EFE/GEORGI LICOVSKI

I dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar nuk ka arritur që ta bind kryeministrin Albin Kurti që të pezullojë rregulloren e Bankës Qëndrore të Kosovës për një kohë për dinarin serb.

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë Esocobar që një zgjidhje të gjendet të martën, kur kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë të takohen në Bruksel.

Tha se ka shumë zhgënjim me këtë Qeveri të Vetëvendosjes, jo vetëm në Ëashington, por edhe në Bruksel, Romë, Berlin e Paris.

“Ne gjithmonë do të jemi miq të ngushtë të Kosovës, por kjo nuk do të thotë se nuk do të kemi dallime me individë dhe me qeveri individuale. Dhe, unë mendoj se pikërisht këtu jemi tani – jemi duke hyrë në një periudhë të mungesës së komunikimit. Dhe ne, së paku nga pala amerikane, jemi duke bërë gjithçka që mundemi për ta riparuar këtë marrëdhënie”, tha Gabriel Escobar- I dërguar I SHBA-së për Ballkanin Perëndimor.

Ndërkohë Bashkimi Evropian ka konfirmuar se ftesa për takimin në Bruksel është bërë në nivel kryenegociatorësh, ku do të trajtohet edhe çështja e dinarit.

“Përfaqësuesi special i BE-së, Miroslav Lajçak, ka ftuar kryenegociatorët, homologët e tij kryesorë, të vijnë në Bruksel për të vazhduar diskutimet. Pra, para së gjithash, të vazhdohet diskutimi, i cili tashmë ka filluar para disa javësh për vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës për dinarin. Dhe do të ketë edhe pika të tjera për të diskutuar mes kryenegociatorëve nga Serbia dhe Kosova në Bruksel, të cilat janë çështjet më urgjente në kuadër të dialogut”, tha Peter Stano- Zëdhënës i BE-së.

Thotë se I gjithë ky problem u krijua në mungesë koordinimi.

“Ky problem u krijua si pasojë e mungesës së koordinimit dhe veprimit të njëanshëm që krijoi probleme në dialog. Por e mira është se ne filluam të merremi me këtë në kuadër të dialogut. Pra, vazhdimi i diskutimeve lidhur me dinarin do të jetë nga shumë temat në rendin e ditës të martën e ardhshme”, tha Stano.

Faktori ndërkombëtar dhe qeveria e Kosovës kanë thelluar krisjen e raporteve pas hyrjes në fuqi të rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës, më 1 shkurt, që  e parasheh euron si valutën e vetme për kryerjen e pagesave me para të gatshme në Kosovë, duke ndaluar përdorimin e dinarit serb.Faktori ndërkombëtar ka kërkuar një periudhë tranzicioni për këtë cështje./tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share