Ministria e Jashtme e Rusisë, ka publikuar të dhëna të reja për shifrat e luftëtarëve nga vendet e huaja, që sipas tyre, janë paraqitur të luftojnë krah Ukrainës.
Sipas listës, 90 shtetas të RMV-së janë paraqitur për të luftuar në anën e Ukrainës, kurse 30 prej tyre janë eleminuar, njofton Klan M. Në listën e MPJ-së ruse figuron edhe Shqipëria. Prej 192 vullnetarëve, 87 janë vrarë.
Nga Kosova ka patur 191 vullnetarë kurse janë vrarë 84 prej tyre – thuhet në njoftimin e Moskës.
“Nga 24 shkurti 2022, 13.387 mercenarë të huaj kanë mbërritur në Ukrainë. Deri sot 5.962 janë eleminuar” – njoftoi MPJ e Rusisë.
Sipas tabelës së publikuar nga Moska, më shumë mercenarë janë nga Polonia 2.960, të eleminuar 1.497. Ministria e Jashtme ruse thekson se 1.113 amerikanë kanë mëbrritur për të luftuar për Ukrainën, prej të cilëve 491 janë vrarë. /tvklan.mk/