Në RMV 1.540 persona në dializë, 120 – 150 në pritje për transplantimin e veshkës!

Dita botërore e veshkave

Pacienti më I ri në dializë është katër vjeç, kurse më I moshuari 92 vjec – thonë nga Shoqata e të sëmurëve nga veshkat “Nefron”.

Sipas tyre, rreth 120 deri 150 persona janë në listë të pritjes për transplantimin e veshkës, por pasqyra reale është shumë më e madhe.

Sipas të dhënave të shoqatës “Nefron”, në Maqedoninë e Veriut, 10% e popullatës përballet me sëmundje kronike të veshkave, kurse në dializë janë 1.540 persona.

“Në mungesë të transplantimit kadaverik të vazhdueshëm dhe në rritje, kjo listë pasurohet për shkak se duhet të bëhen tipizime dhe analiza për të cilat duhen mjete, kurse kemi numër të vogël të transplantimeve kadaverike. Apeli ynë është që nëse ripërtrihet transplantimi kadaverik edhe lista do të rritet”, thonë nga Shoqata “Nefron”.

Dita Botërore e veshkave shënohet cdo të enjten e dytë të marsit në mbi 150 vende të botës.

Arsyet më të shpeshta për këtë sëmundje përmenden diabeti dhe sëmundjet kardiovaskulare.

Në vendin tonë deri në janar të këtij viti janë bërë 500 transplantime në Klinikën për urologji./tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share