Drin Ahmeti do të tërhiqet nga funksioni udhëheqës në kompaninë që bleu “Soravinë”

Drin Ahmeti, nipi i liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, themelues dhe pronar i “Top industris”, kompania e cila e bleu qendrën tregtare “Soravia”, deri në fund të këtij viti do të tërhiqet nga funksioni udhëheqës në kompani, njoftuan sot nga “Top industris”.  Sipas kumtesës, pronare e re është kompania amerikane “Teksas amerikan interneshënëll holldings”.

“Drin Ahmeti, drejtori ekzekutiv i cili ishte në krye të kompanisë si themelues dhe pronar i ‘Top industris’, duke e udhëhequr kompaninë nëpër faza të ndryshme të rritjes dhe ristrukturimit, do të tërhiqet deri në fund të vitit”, qëndron në kumtesë.

Theksohet se vendimi vjen si pjesë e planit për tranzicion të lidershipit strategjik, i cili siguron transmetim të pandërprerë dhe efektiv të përgjegjësive të ekipit të ri të menaxherëve të emëruar nga “Amerikan interneshënëll holldings”, në Teksas.

“Integrimi i ‘Top industris’ në kompaninë amerikane përfaqëson një përafrim harmonik të vlerave dhe qëllimeve strategjike të të dyja kompanive dhe hap rrugë të reja për inovacione, zgjerim të tregut dhe oferta më të mira shërbimi ndaj klientëve”, thuhet në kumtesë.

Nga aty paralajmërojnë se hollësi shtesë për tranzicionet e pozicioneve udhëheqëse do të ndahen me publikun në kohë të duhur.

Kompania e nipit të Ali Ahmetit ishte në fokus të publikut pasi e bleu qendrën tregtare “Soravia” në qendër të Shkupit. Përveç “Top industris”, Drin Ahmeti posedon edhe biznese të tjera.

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share