KSHZ: Mbrohemi nga sulmet kibernetike dhe mbrojmë të dhënat e votuesve!

ZGJEDHJET 2024

Disa institucione shtetërore, gjatë periudhës së kaluar, u përballën me sulme kibernetike. Por, sa janë të mbrojtur të dhënat personale të votuesve në prag të zgjedhjeve të dyfishta?

Nga KSHZ-ja për MIA-n kanë deklaruar se në vazhdimësi punohet për të mbrojtur këto të dhëna.

“KSHZ-ja në vazhdimësi punon për të mbrojtur të dhënat e votuesve dhe mbrojtjen nga sulmet kibernetike. Për këtë qëllim është miratuar IKT-Strategjia me plan aksional dhe është formuar Trupi Ndërinstitucional Koordinativ për IKT për t`u përballur me sfidat e sigurisë, që është në koordinim me të gjitha çështjet lidhur me sigurinë e të dhanëve dhe mbrojtjen nga sulmet kibernetike” – thonë nga KSHZ.

Javën e kaluar Operatori elektro transmetues -MEPSO u përball me sulme kibernetike. U tha se nuk ishte cënuar integriteti I rrjetit energjetik dhe furnizimi me rrymë elektrike dhe se është mbrojtur infrastruktura kritike.

Vitin e kaluar me sulme kibernetike u përball edhe Fondi për Sigurim Shëndetësor dhe qytetarët me ditë të tëra nuk mund t`i shfrytëzonin shërbimet e Fondit.

Kryeministri i atëhershëm Dimitar Kovaçevski tha se sulmet kibernetike janë pjesë e luftës hibride që zhvillohet në Evrop, kurse për sanimin e problemeve ishin angazhuar ekspertë nga vende partnere të Maqedonisë së Veriut. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share