Kampionati i basktebollit vazhdon të enjten me ndeshjet e javës së 20-të, ndërsa kryendeshje e kësaj jave është përballja mes ekipit “Çairi 2030” dhe MZT Skopje, që do të luhet palestrën “Shaban Trstena” të enjten me fillim në orën 21:00
Përballja kryesore e javës mes KB “Çairi 2030” dhe MZT Skopje ka rëndësi jetike për të dyja ekipe. Vendasit me fitore eventuale do të siguronin pozitën e tretë apo të katërt, para fazës së play off-it, ndërsa mysafirët do të jetë një hap pranë mbrojtjes së titullit kampion.
Skuadra nga Çairi beson në fitore.
“Kemi kualitet, kemi kapacitet, pse jo edhe me publikun tonë fantastik që kemi në Çair ta bëjmë edhe këtë fitore të radhës për ekipin tone” – tha Erhan Ramadani, trajner i KB “Çairi 2030”
Sipas Trajnerit Ramadani mbrojtja do të jetë vendimtare për të shënuar fitore ndaj ekipit me renome sic është MZT Skopje.
“Prandaj edhe jemi të fokusuar më tepër në mbrojtje. Mendoj se mbrojtja do të jetë vendimtare, se ne bëjmë mbrojtje të mire dhe e hapim lojën me kundërsulme të shpejta. Mendoj se do të jemi fitues të kësaj ndeshje” – tha Erhan Ramadani, trajner i KB “Çairi 2030”
Në ndeshjet tjera të xhiros së së 20-të takohen: Vardari – Pelisteri, Naviko Akademia FMP – Gostivari, Rabotniçki – Kozhufi, Feniksi 2010- Ohri, TFT Mocart – Euro Nikel 2005. /tvklan.mk/