Nikolloski: Për dy vite pensionet u rritën për 30 për qind, paga minimale për 50 për qind, paga mesatare arriti në 700 euro

Paga minimale, paga mesatare dhe pensionet rriten. Ky është rezultat i zgjidhjes sistemore që vendosëm, e cila siguroi rritje të pensioneve prej 30 për qind, ku paga minimale prej 15.000 denarëve para dy viteve tani do të arrijë në 22.500 denarë e cila është rritur për mbi 50 për qind, gjithashtu edhe paga mesatare është duke u rritur dhe ka arritur në 40.000 denarë në muajin dhjetor të vitit 2023, që paraqet tejkalim prej 33 për qind të asaj që ishte premtuar për arritjen e pagës mesatare prej 500 eurove. Kjo u theksua nga zëvendësministri i Financave, Filip Nikolloski i ftuar në programin e mëngjesit të “Slloboden Peçat”.

“Para dy viteve krijuam sistemin me të cilin bëhen harmonizime dy herë në vit, respektivisht pensionet rriten. Nga ky muaj, pensionet  do të rriten rreth 5.5 për qind dhe me këtë rritje, për 2 vite pensionet do të rriten prej mbi 30 për qind.

Siç njoftoi Ministria ne Financave, kjo do të thotë se është vendosur zgjidhje sistemike, sepse asnjë qytetar dhe pensionist nuk e meriton që dikush t’i nënçmojë në asnjë mënyrë.

“Kur ka sistem ai funksion dhe këtë e pamë gjatë këtyre 2 viteve. Kemi krijuar edhe sistemin e pagës minimale. Këtë muaj do të ketë rritje të re prej mbi 12 për qind dhe paga minimale do të jetë mbi 22.500 denarë. Para dy vitesh paga minimale ishte 15.000 denarë, deri më tani ishte 20.175 denarë dhe me rritjen e fundit do të arrijë rritje prej mbi 50 për qind. Sipas të dhënave të fundit të Entit Shtetëror të Statistikave, paga mesatare është pothuajese 40.000 denarë, pa 2 denarë, dhe me këtë e kemi tejkaluar për 33 për qind atë që kemi premtuar në periudhën parazgjedhore se do të arrijmë pagën prej 500 eurove. Arritëm pagë prej 40.000 denarëve ndërsa për katër vitet e ardhshme me sistemin e vendosur paga do të arrijë në 1100 euro”, theksoi zëvendësministri Nikolloski.

Në intervistë ai iu referua politikave zhvillimore dhe përkrahjes së rritjes ekonomike, e cila për këtë vit është projektuar të jetë 3.4 për qind. “Është arritur rritja e parashikuar, e cila do të përkrahet nga investimet private, si dhe nga investimet e buxhetit, të cilat vitin e kaluar kishin realizim rekord prej 708 milionë eurove dhe së bashku për të dyja vitet, përkatësisht në vitin 2022 dhe 2023 kemi pasur realizim të investime kapitale prej 1.2 miliardë eurove. Këto investime më së shumti janë në infrastrukturë, projekte që kërkojnë periudhë më të gjatë realizimi ku vitin e ardhshëm kjo dinamikë pritet të përshpejtohet”, tha Nikolloski.

Duke shtuar se të gjitha investimet kapitale nuk mund të realizohen për një vit, sepse kërkojnë përgatitje administrative, plane dhe projekte, githashtu theksoi se efektet do të shihen vitet e ardhshme dhe se në këtë drejtim pritet që gjatë këtij vit të fillojnë të shihen edhe aktivitetet në terren për realizimin e projekteve të Korridorit 8 dhe 10D.

Sipas zëvendësministrit, fluks hyrës shtesë i rritjes do të jetë edhe përkrahja e BE-së nëpërmjet Planit të rritjes për BP-në, prej ku priten rreth 900 milionë euro, ndërsa transheja e parë do të ishte 150 milionë euro dhe pritet gjatë këtij viti.

“Këto do të jenë mjete me qëllim që t’i përshpejtojmë proceset reformuese të investimeve. Një e treta do të jetë grant, ndërsa të tjerat linja kreditore me kushte të favorshme, norma të ulëta të interesit dhe me afate të gjata kohore deri në 40 vjet. Të gjitha këto do të duhet t’i shfrytëzojmë për përshpejtimin e rritjes dhe për t’u afruar drejt asaj që nënkupton BE-në”, theksoi Nikolloski.

Ai theksoi se ka përkrahje edhe për sektorin e biznesit, i cili nëpërmjet investimeve private gjithashtu kontribuon në realizimin e rritjes së paraparë.

“Përmes disa linjave kreditore kemi siguruar mbi 300 milionë euro që janë në dispozicion të sektorit të biznesit nëpërmjet Bankës Zhvillimore, të cilat janë në dispozicion me interes shumë të ulët. Mjetet janë në dispozicion nëpërmjet bankave afariste dhe ka interes nga kompanitë” tha Nikolloski.

Zëvendësministri Nikolloski paralajmëroi se vendi në vitin e ardhshëm, si pjesë e marrëveshjes SEPA, do t’u mundësojë kompanive vendase të paguajnë në kuadër të BE-së në mënyrë të thjeshtësuar, duke ulur kështu shpenzimet.

“Vendet e BP-së dhe RMV-ja do t’i bashkohen marrëveshjes SEPA, me qëllim të thjeshtësimit të pagesave të të gjithë shfrytëzuesve, përkatësisht pagesat do të bëhen vetëm në monedhën euro, duke ulur në këtë mënyrë shpenzimet e kompanive, duke i bërë ato më konkurrente. Në këtë mënyrë, do të kursehen mbi 600 milionë euro në nivel vjetor në vendet e Ballkanit Perëndimor. Faza e parë e këtij procesi pritet të përfundojë gjatë këtij viti dhe nga viti i ardhshëm të bëhemi pjesë e marrëveshjes SEPA”, theksoi zëvendësministri i Financave, Filip Nikolloski.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share