Ushtria Izraelite dhunoi mjekët pas bastisjes së spitalit Nasser

ZHVILLIMET NË GAZA

Pasi ushtria izraelite bastisi spitalin Nasser muajin e kaluar, për BBC mjekët kanë rrëfyer se janë dhunuar, poshtëuar kur po qëndronin në paraburgim. Sipas ekspertëve disa nga rrëfimet e tyre kalojnë qartësisht në kategorinë e trajtimit mizor dhe çnjerëzor. Ndërkaq në terren mes krizës së madhe të urisë në Gaza,  anija me 200 ton ushqim u largua nga një port në Qipro.

Stafi mjekësor palestinez në Gaza për BBC ka treguar sesi u arrestuan, u detyruan të zhvishen dhe u dhunuan vazhdimisht nga trupat izraelite pas një bastisjeje në spitalin e tyre muajin e kaluar.

 Ata shprehen se  përgjatë një jave kur po qëndronin në paraburgim ushtria izraelite përdorën gjithashtu qentë për t’i sulmuar ata. Për BBC në kushte anonimiteti për shkak të frikës nga hakmarrja, deklarojnë se u lanë me ujë të ftohtë. Ata thanë se ishin ndaluar për ditë të tëra para se të liroheshin.

Ushtria izraelite bastisi spitalin në qytetin jugor të Gazës, Khan Younis i cili ishte një nga të paktët në Rripin që ende funksiononte- më 15 shkurt, me argumentin se spitali strehonte militant të Hamasit. Ata gjithashtu thanë se pengjet izraelitë të marrë nga Hamasi më 7 tetor ishin mbajtur në Nasser.  Pamjet e filmuara fshehurazi në spital më 16 shkurt, ditën kur mjekët u ndaluan. Videot tregojnë disa burra të zhveshur përpara godinës së urgjencës së spitalit, të gjunjëzuar me duart pas kokës. Sipas tyre kushdo që bënte lëvizjen më të vogël ata dhunoheshin nga ushtria izraelite.

Ekspertët për të drejtat e njeriut shprehen se pamjet dhe dëshmitë nga stafi mjekësor i intervistuar nga BBC ishin “jashtëzakonisht shqetësuese” dhe disa nga rrëfimet e tyre kalojnë qartësisht në kategorinë e trajtimit mizor dhe çnjerëzor.

Nderkohe qe ne terren vijojne luftimet mes ushtrise izraelit dhe Hamasit, nga Qipro ne Gaza u nis anija e pare me ndihma humanitare per civilet. Nderkohe qe sipas inteligjences amerikane besimi i qytetareve tek kryeministri Netanjahu ka rene dhe mund te perballet me presion per nje qeveri te re.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share