Shaqir Ef. Fetahu: Për vetëm tri vite, BFI ka rikthyer shumë prona të vetat që dikur ishin nën pronësi shtetërore

Kreu i Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoninë e Veriut, Reisul Ulema Shaqir Fetahu, i ftuar në emisonin Klan Debat tha se në këto tre vite, BFI ka arritur t’i rikthej shumë prona nga shteti përsëri në pronësi të vetën, përmes procesit të denacionalizimit.

Fetahu poashtu tha se këto prona do të vendosën në nevojë të BFI-së dhe medresantëve të vendit.

“BFI ka një numër të madh të pronave që do të bëhen vakëfe, sepse shumë prona që dikur ishin tonat e i kishin kaluar shtetit, tashmë përsëri i kemi kthyer dhe do të jenë në shërbimin tonë. Qeveria viteve të kaluara ka qenë më e ngadalshme në këtë aspekt, për denacionalizimin. Tashmë në këto tre vite kemi kthyer tre prona të mëdha në Shkup, kemi kthyer një pronë në Gostivar 24 hektarë tokë, 60 mijë metër katror në Manastir, poashtu dhe në Kërçovë, pra ky proces në këto tre vite është përshpejtuar dhe këto prona tashmë na takojnë ne. Këto prona do të jenë në shërbim për mirëmbajtjen e nevojave të BDI-së e veçanarisht për medresetë e vendit”, tha Fetahu. /tvklan.mk

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share