Shaqir Ef. Fetahu: Ne kemi plotësuar dhe zhvilluar me kuadro teologjike çdo vend në nevojë

Në një deklaratë të tijën i ftuar në emisiionin Klan Debat, kreu i BFI-së Shaqir Ef. Fetai foli për një nga natët më të rëndësishme të muajit të Ramazanit që është Nata e Kadrit, dhe vlerat e mëdha që pasqyron kjo natë tek besimtarët.

“Muajin i ramazanit përmban natët më të rëndësishme të vitit që është Nata e Kadrit, natë që është një dhuratë nga i madhi Zot. Duke bërë lutje ne i kthehemi vetes duke parë veprat që ne kemi bërë në jetën tonë individuale dhe familjare e njerëzore për të bërë reforma dhe përmirësime në vetëveten tonë. Ky muaj na mëson të shohim sa të fuqishëm jemi, kur ti mundesh të latrgohesh nga nevojat fundamentale ti ke mundësi edhe të largohesh nga veset që shkatrrojnë qenien njerëzore në përgjithësi.”, tha Shaqir Ef. Fetahi.

Ef. Shaqiri gjithashtu foli për programet që janë përjekur të zhvillojnë duke organizuar dhe plotësuar me kudro çdo vend që ka pasur nevojë për kuadrot Islame.

“Ne kemi programuar gjithçka, hapi parë ka qenë që të gjitha vendet ku kemi nevojë për kuadro të plotësohen me kuadro të reja. Ne kemi fakultetin e shkencave Islame me 200 apo 300 studentë të cilët janë të gatshëm të marrin obligime fetare prej ligjëruesve fetar.
Si dhe nxënësit e Medreses Isa Beu që janë të gatshëm të kryejnë detyra të ndryshme. Ne kemi plotësuar jo vetëm kërkesat në vendin tonë por edhe për bashkëatdhetarët tanë në Diasporë”, tha Shaqir Ef. Fetai. /Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share