Cilësia e arsimit të lartë/ Partitë nënshkruan manifestin e studentëve!

Sot u nënshkrua manifesti studentor nga përfaqësuesit e rinisë së 6 partive të përfaqësuara në Kuvend, LSDM, VMRO-DPMNE, LDP, DOM,”E majta” dhe Lëvizja Demokratike.

Aleksandar Nikoloski- kryetar i Parlamentit Studentor Universitar i Universitetit  Shën Kiril dhe Metodij”, tha se  disa nga kërkesat janë të reja, e disa kanë mbetur të parealizuara nga deklarata për standard më të mirë studentor e nënshkruar në vitin 2020.

“Kërkojmë arsim të lartë pa pagesë, praktikë në vendet e Ballkanit. Kërkojmë ndërkombëtarizim që të kemi më shumë student të huaj. Në këtë mënyrë mund të tërheqim student që do të japin konribut në zhvillimin ekonomik dhe të qëndrojnë këtu. Digjitalizim I plotë I arsimit të lartë. T’i jepet rëndësi cilësisë para sasisë. T’u jepet më shumë autonomi institucioneve të arsimit të lartë në pjesën e punësimit të kuadrove të rinj dhe menaxhimin me financat. Këto janë qëllimet kryesore të manifestit që nënshkruhet sot”, tha Aleksandar Nikoloski.

Manifesti është një thirrje në periudhën parazgjedhore për politika të përgjithshme për një të ardhme më të mirë për studentët, si dhe për përmirësimin e arsimit të lartë dhe ndërgjegjësimin e publikut për problemet me të cilat përballen studentët.

Manifesti studentor  është mbështetur nga Parlamentet studentore të universiteteve “Shën Klimenti I Ohrit” – Manastir, “Goce Dellçev” – Shtip, “Nënë Tereza” – Shkup, “Rr. Apostulli Pavle” – Ohër dhe Universiteti i Evropës Juglindore – Tetovë./tvklan.mk

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share