Themeluesja e Fondit për të Drejtën Humanitare, Natasha Kandiq, ka thënë se në Kosovë është bërë lojë me padinë ndaj Serbisë për gjenocid në Kosovë.
Në platformën “X”, Kandiq ka shkruar se “loja politike me padinë” ka dhënë hapësirë që serbët ta mohojnë gjenocidin ndaj shqiptarëve dhe për sulme ndaj kujtdo që thotë se nuk ka dënim penal për gjenocid.
“Loja politike me padinë ndaj Serbisë për gjenocid, edhe pse nuk ka ekspertë që inkurajojnë Kosovën në këtë, hapi hapësirë për qëndrimin se serbët e mohojnë gjenocidin ndaj shqiptarëve dhe për sulme ndaj kujtdo që thotë se nuk ka dënim penal për gjenocid. Njoftimet e panevojshme nga OJQ-të nuk janë të dobishme”, ka shkruar Kandiq.