Rriten çmimet për pagesën e anëtarësisë në xhamiat e vendit, varijojnë nga 2500 deri në 6000 denarë

Në muajin e shenjtë të Ramazanit, besimtarët musliman kryesisht bëjnë edhe pagesat e anëtarësisë dhe obligimeve të tjera fetare.

Sivjet anëtarësia në qytetin e Shkupit është rritur në 2500 denarë.

Qenan Ismaili,ka deklaruar për Tv21 se kanë ndërmarë aksion për rregullimin e statusit të punës për çdo nëpunës fetarë, duke i paguar ata me paga duke filluar nga minimalja e shtetit.

“Marë parasysh se nuk mund të bëjmë lëvizje më të mëdha përshkak se nuk mund ta përballojë shoqëria, ne e miratuam në mbledhje që të ketë një lëvizje, qoftë ajo edhe 500 denarë, me çka ne do të lëvizim pak standardin dhe me përkrahjen që e jep muftinia, rroga e një teologu të jetë minimalja e shtetit. Pra aq sa është minimalja e shtetit, nga aq të fillojë rroga e një nëpunësi fetarë”, u shpreh Qenan Ismaili – Myfti i Shkupit.

Myftiu Ismaili shton se në Shkup paguhet 2500 denarë në vit, por në qytetet tjera si Tetova, anëtarësia lëvizë nga 3000 deri në 6000 denarë.

“Harxhimet e xhamisë mbulohen përmes pagesës së anëtarësisë që qyteti nga qytet dallon. Tetova e ka çmimin pak më të lartë, diku 3000-6000 denarë. Gostivari e ka 10 euro në person. Kemi diku 16500 familje që paguajnë anëtarësi në nivel vjetor. Te ne në Shkup është 2500 denarë që i vjen diku 200 denarë në muaj, pagesa e mirëmbajtjes së xhamisë”, shtoi Ismaili.

Siç spjegoi myftiu Ismaili, nëse për harxhimet e xhamive nuk mjaftojnë të hollat e anëtarësisë, të tjerat i mbulon vet Myftinia.

Për këtë shkak, sivjet njoftoi se kanë paguar harxhime në shumë prej 70 mijë eurove.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share