ZGJEDHJET PRESIDENCIALE DHE PARLAMENTARE
Për shkak të zgjedhjeve të dyfishta të cilat i paraprijnë vendit, zhvillimi dhe reformat në ekonomi mund të stagnojnë për më shumë se gjysmë vitit. Kështu vlerëson kryetari i Lidhjes së Odave Ekonomike, Trajan Angellovski. Në intervistë për Radion Europa e Lirë, Ai ka theksuar se sektori privat e ka patjetër të ndjek trendin e rritjes së pagave në institucionet publike. Angellovski foli edhe për importin e punëtorëve nga vendet e Azisë.
Zgjedhjet e dyfishta të cilat do të mbahen në dy muajt e ardhshëm, do i marrin më shumë se gjysmë viti kohë zhvillimit dhe reformave të nevojshme ekonomike të vendit. Kështu vlerëson në intervistë për Radion Evropa e Lirë, kryetari i Lidhjes së Odave Ekonomike, Trajan Angellovski. Ai ka shton se për momentin subjektet politike fokusohen në proceset zgjedhore dhe se derisa të vendi të ketë një qeveri me mandat të plotë politik, e cila do të jetë në gjendje të marrë çdo vendim, do të duhet të mësohemi të jetojmë në këtë periudhë kohore “të ngrirë”.
“Mund të thuhet në një mënyrë se është vit i humbur, duke qenë se ekonomia jonë ka nevojë për reforma thelbësore. Nëse nuk bëhen reforma thelbësore, shihet se në të gjitha raportet, si nga Banka Popullore ashtu edhe nga institucionet monetare ndërkombëtare, të gjitha kërkojnë vazhdimisht reforma thelbësore. Pa reforma thelbësore, kjo ekonomi do të prodhojë rritje 2%. Megjithatë, me një rritje prej 2% në kushtet e inflacionit i cili do të jetë më i lartë se rritja, lind pyetja, a do të jemi në të minus? Pra, patjetër që na mungon një orientim ku ekonomia jonë do të ketë rritje prej 5% deri në 6%, atëherë në një farë mënyre do të jemi në gjendje të shprehim njëfarë kënaqësie, që po përparojmë”, tha Angellovski.
I pyetur se sa sektori privat e ndjek rritjen e pagave në sektorin publik, kreu i Lidhjes së Odave Ekonomike, theksoi se nëse sektori privat nuk ndjek këtë rritje mbetet pa punëtor.
“Edhe sektori privat duhet të ndjekë rritjen e pagave, sepse nëse nuk e ndiqni këtë trend, thjesht mbeteni pa punëtorë. Dhe ky është skenari më i keq që mund t’ju ndodhë. Shteti u imponua duke rritur pagën minimale dhe sipas shumë ekspertëve të ekonomisë, kjo është një nga arsyet e krijimit të një vale të inflacionit dhe rritjes së çmimeve të shumë produkteve, kështu që sektori privat në një njëfarë mënyre është vetëm vëzhgues në këtë proces dhe vuan pasojat e këtij fenomeni”, tha Angellovski
Në lidhje me importin e punëtorëve të huaj nga vendet aziatike, kreu i Lidhjes së Odave Ekonomike, Angellovski, shtoi se duhet të mendohet për importin e punëtorëve nga Azia, por se kjo nuk është zgjidhje kryesore. Ai ka shtuar se duhet të shihet se çfarë mund të bëhet në vendin tonë me një ngritje të caktuar të nivelit ekonomik, me atë personel që kemi në disa degë dhe veprimtari jofunksionale, që ata të riorientohen në aktivitete të caktuara fitimprurëse në ekonomi. /Tv Klan