Boksieri shqiptar, Besar Nimani, është vrarë të shtunën në mbrëmje në Bielefeld të Gjermanisë, kanë njoftuar familjarë të tij.
Siç kanë raportuar mediat në Gjermani bazuar në deklarimet e dëshmitarëve, 38-vjeçari është qëlluar me të dalë nga një restorant. Sipas “Bild”, vdekja e boksierit është konstatuar në vend të ngjarjes.
Deri tash, autoritetet gjermane nuk kanë arrestuar të dyshuarin/it.
Raportohet se ndaj tij kishte pasur sulm edhe në vitin 2013.
Nimani në karrierën e tij si boksier ka garuar në kategorinë supervelter. Ka pasur 27 meçe, nga të cilat 26 fitore dhe një humbje. Nuk ka qenë aktiv që nga viti 2019. /Koha.net