Mbi 5.000 qytetarë nga e gjithë Maqedonia e Veriut janë sonte të pranishëm në konventën promovuese të Bashkimit Demokratik për Integrim, për presidentin Bujar Osmani në sallën “Kale” në Shkup.
Këtë informacion e ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Brendshme.
“Më 09.03.2024, ora 18:15, në rrugën Lazar Licenkovski në Kala filloi konventa promovuese e organizuar nga Bashkimi Demokratik pë Integrim, në të cilën sipas të dhënave janë të pranishëm 5.000 qytetarë të vendit”,thonë nga MPB. /tvklan.mk