Në një deklaratë të fundit, nënkryetari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Dmitry Medvedev, ka bërë një krahasim të ashpër midis Presidentit aktual të SHBA-së, Joe Biden, dhe ish-Presidentit Franklin Delano Roosevelt.
Medvedev ka sugjeruar se ndërsa Roosevelt kishte arritur të rikthejë SHBA-në nga Depresioni i Madh, pavarësisht sfidave personale, Biden po përjeton një periudhë të vështirë duke u përballur me sfida të mëdha kombëtare dhe ndërkombëtare, të cilat sipas tij, po e dëmtojnë imazhin e vendit në skenën botërore.
Indinjata e tij erdhi pas fjalimi të Joe Biden për gjendjen e kombit, i cili iu referua fjalimit të Roosevelt të vitit 1941 në Kongres, në të cilin presidenti i ndjerë tha se bashkimi po përballej me një kthesë të paprecedentë në histori.
“Biden e krahasoi veten me Franklin Delano Roosevelt. Ky është një krahasim i tillë. Natyrisht, jo në favor të tij,” tha Medvedev në faqen e tij X. “Ai është turpi i Shteteve të Bashkuara!”, shtoi ai.
“Edhe pse Roosevelt ishte një njeri në një karrige me rrota, ai e nxori Amerikën nga Depresioni i Madh ” Biden, nga ana tjetër, është një i çmendur, me aftësi të kufizuara mendore, i cili është i vendosur të tërheqë njerëzimin në ferr,” tha Medvedev.
In the State of the Union address, Biden compared himself with Franklin Delano Roosevelt. That’s a so-so comparison. Obviously, not in his favour.
First, even though Roosevelt was an infirm man in a wheelchair, he raised America from the Depression; Biden, on the other hand, is…
— Dmitry Medvedev (@MedvedevRussiaE) March 8, 2024