Anthony Joshua përballet me Francis Ngannou në përplasjen e peshave të rënda të shtunën (9 mars), ndërsa hyrja e tyre në arenë në Arabinë Saudite pritet të ndodhë rreth orës 00:00 me kohën tonë.
AJ dhe kamerunasi do të takohen në një përplasje me 10 raunde për peshën e rëndë në minutat e parë të së shtunës.
Përplasja do të zhvillohet në Kingdom Arena në Riad të Arabisë Saudite. Kjo po ndodh të shtunën për shkak të Çmimit të Madh të Arabisë Saudite që do të zhvillohet të shtunën në Jeddah Corniche Circuit.
Joshua është një ish-kampion i unifikuar i peshave të rënda WBO, WBA dhe IBF. Ai ka fituar tri ndeshjet e tij të fundit – kundër Jermaine Franklin, Robert Helenius dhe Otto Wallin – pas humbjeve të njëpasnjëshme ndaj Oleksandr Usyk.
Kamerunasi Ngannou do të shfaqet vetëm në ndeshjen e tij të dytë të boksit, por pushtoi ballinat e mediave botërore në debutimin e tij përballë kampionit të WBC-së, Tyson Fury, duke e rrëzuar në raundin e tretë përpara se të humbiste me vendim të unanim, që ngjalli shumë reagime.
Ashtu si debutimi i Ngannou kundër Fury në vjeshtë, ky është një garë boksi profesionist për peshat e rënda me rregulla të zakonshme të planifikuara për 10 raunde tre-minutëshe, në vend të 12.
Duelet që zhvillohen në po këtë organizim madhor të boksit:
Zhilei Zhang vs Joseph Parker
Rey Vargas vs Nick Ball
Israil Madrimov vs Magomed Kurbanov