Mary J Blige: Në fillim nuk më pëlqente se si tingëllonte zëri im

FILE PHOTO: 2019 BET Awards – Show – Los Angeles, California, U.S., June 23, 2019 – Mary J. Blige performs. REUTERS/Mike Blake/File Photo

Këngëtarja e mirënjohur e Hollywoodit, Mary J Blige, ka thënë se më parë ajo e urrente të dëgjonte zërin e saj.

“Nuk më pëlqente se si tingëllonte zëri im. Tani kur dëgjoj muzikën time më pëlqen çdo gjë rreth meje. Më përpara urreja gjithçka rreth meje. Tingëllimën e zërit tim në këngë, tingëllimën e zërit tim ndërsa flisja. Frikësohesha të dëgjoj ndonjë këngë ku këndoja”, ka thënë Mary në emisionin “TODAY me Hoda dhe Jenna.

Mary ka folur për mënyrën se si e vlerëson tani veten. “Kur shihem në pasqyrë them ‘vajzë dukesh bukur, jam krenare me ty’, rri dhe flas shumë me vete”, ka shpjeguar këngëtarja duke thënë se i është bërë vetes shoqe.

Përveç kësaj ajo ka pranuar se ende ndjehet fajtore rreth disa çështjeve të caktuara në jetë, por ka thënë se është e vendosur të vazhdojë tutje duke bërë gjërat e duhura.

“Nuk jam e përkryer, por dua të përmirësohem, më pëlqen kjo veti që e kam. Më pëlqen fakti se dua të bëj gjënë e duhur edhe kur është e vështirë”, ka përfunduar 53 vjeçja.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share