Nënkryetares së Komunës së Zveçanit, Natasha Tomanic, i janë djegur dy lokale të cilat ndodhen ngjitur me njëri-tjetrin në qendër të Zveçanit.
Rasti ka ndodhur në orët e para të së premtes.
Sipas raportit të Policisë Tomanic dyshon se zjarri i është vënë qëllimshëm nga persona të dyshuar.
“Ankuesja femër kosovare ka informuar se persona të panjohur i kanë vënë zjarrin butikut të saj, zjarrfikësit kanë shuar zjarrin. Lidhur me rastin ankuesja dyshon se zjarri i është vënë qëllimshëm nga persona të dyshuar. Sipas ankueses, vlera e dëmit është e lartë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë.