Plani për shtatoren e Adem Jasharit në Prishtinë pritet të përfundojë deri më 28 nëntor

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se do të hapë një konkurs ndërkombëtar për ngritjen e një monumenti dedikuar komandantit legjendar Adem Jashari. Ky monument nuk do të jetë një shtatore në kuptimin tradicional, por një vepër artistike që do të mbulojë një hapësirë prej 1000-2000 metrave katrorë, duke simbolizuar jo vetëm figurën e Adem Jasharit, por edhe të gjithë atyre që ranë për lirinë e Kosovës.

Zëdhënësi i komunës, Donat Lushaku, ka theksuar se ende nuk është përcaktuar lokacioni specifik ku do të vendoset ky monument, por synimi është që të gjitha përgatitjet të përfundojnë deri më 28 nëntor. Lokacioni përfundimtar do të zgjidhet pas marrjes së propozimeve nga Familja Jashari dhe përfundimit të konkursit, i cili pritet të tërheqë interesin e artistëve dhe arkitektëve nga e gjithë bota.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share