Vetëm dy ditë nga skadimi o afatit për grumbullim të nënshkrimeve pë kandidat për president, në Komisionin shtetëror zgjedhor sot u parashtrua Nismë për grumbullim të nënshkrimeve për kandidaturë nga ana e Dragan Nikollovskit.
Siç informoi KSHZ, nënshkrimet edhe për këtë do të mblidhen në zyrat/sektorët rajonal të KSHZ-së në tërë territorin e vendit.
Deri në këtë moment, 10 000 votat e nevojshme i mblodhën shtatë kandidatë.
Biljana Vankovska Cvetkovska, kandidate nga partia e Majta nga qytetarët mblodhi 10 500, Bujar Osmani nga BDI – 11 085, Maksim Dimitrievsksi nga ZNAM 11 605, SSTevço Jakimovski 11 202, Arben Taravari 10 710, kandidati i LDM-së, Stevo pendarovski ka mbledhur 22 411, Gordana SIljanovsska kandidate e VMRO-DPMNE-së 28 086 vota.
Të gjithë kandidatët e tjerë të paraqitur për shef të shtetit kanë më pak nënshkrime. Sipas të dhlnave të KSHZ-ë, në këto pesë ditë, asnjë nënshkrim nuk ka për kandidatin TOme Nikollovski dhe për Goce Ristov i cili nissmë për grumbullim të nënshkrimeve parashtroi dje.
Grumbullimi i nënshkrimeve po zhvillohet në të gjitha sektorët dhe zyrat rajonale të KSHZ-së të vendosura në selitë e 34 vetëqeverisjeve lokale dhe para noterëve kompetentë.
Pjesëmarrësit në zgjedhje, listat me kandidatë për president të shtetit duhet t’i parashtrojnë në KSHZ më së voni deri më 19 mars, në mesnatë.