Edhe përkrah mundësive të mëdha që ofron NATO, për zhvillim të bizneseve dhe kompanive të vendeve anëtare, Maqedonia e Veriut ka një potencial të pa hulumtuar në raport me aftësitë industriale për mbështetje të Aleancës. Kjo u tha sot në Ditën industriale të NATO-s që u mbajt në Shkup, prej ju bë thirrje pronarëve dhe menaxherëve të kompanive vendore, të shfrytëzojnë mundësinë që e jep NATO për zhvillim të bizneseve. Shefja për furnizimi në Agjencinë e NATO-s për komunikime dhe informacione (NCIA), Jennifer Apton, tha se, industria luan një rol shumë të rëndësishëm në mbrojtjen dhe se qëllimi i tyre është që të nxisin industrinë e vendit dhe organizatat jo fitimprurëse që të hulumtojnë mundësitë që i ka NATO për punën dhe ekspertizën e tyre.
“NATO mbështetet në inovacione dhe teknologji më bashkëkohore nga e gjithë Aleanca, për të qëndruara përpara kundërshtarëve dhe t’i ndihmojë NATO-s që të përfundojë avantazhin e vet teknologjik. Që të mund ta bëjmë atë, na duhet udhëheqësi dhe mbështetje nga vendet tona dhe më shumë se kurdoherë na duheni ju ekspertë, inovatorë dhe sipërmarrës nga baza industriale”, tha Jennifer Apton.
Sipas ministres së Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska, anëtarësimi në NATO, përpos sigurisë, ka edhe dimenzion tjetër ndërsa ai është, mundësia e kompanive të Maqedonisë që të garojnë në mënyrë të barabartë me të gjitha kompanitë tjera në vendet anëtare në ofrimin e produkteve dhe shërbimeve për nevojat e aleancës.
“Bëhet fjalë për një treg të rëndësishëm prej rreth 5 miliardë euro në nivel vjetor të cilin nuk duhet ta lëshojmë. Duhet të jemi ambiciozë, të garojmë me cilës dhe me kapacitet dhe të dëshmojmë se kompanitë teknologjike dhe zhvillimore të Maqedonisë, mund t’i përgjigjen kërkesave dhe të jenë konkurruese me kompanitë në vendet aleate”, tha Sllavjanka Petrovska.
Ndërkaq, zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi, tha se, po hapet hapësira që kompanitë vendorë të marrin pjesë në procedurat e tenderit të cilat kapin vlerën e miliarda eurove.
“Përfitimet gjithsesi do të jenë të shumanshme. Më shumë investime nënkupton më shumë vende të reja të punës, por edhe kompani të Maqedonisë, pjesë e zinxhirit të prodhimit të furnizuesve të NATO-s”, tha Fatmir Bytyqi.
Ai shtoi se, NATO është shumë më shumë se aleancë politike dhe mbrojtëse dhe se ajo në vete përmban edhe rrjet ekonomik të mundësive, përdorimi i të cilave në shkallë më të madhe varet nga vet ne./tvklan.mk