Miteva dhe Kuzeska “përplasen” për Frontin Europian

ZGJEDHJET 2024

VMRO-DPMNE dhe LSDM zotohen se ofertat që ua ofrojnë qytetarëve në zgjedhjet e ardhshme janë në interes të qytetarëve dhe që e çojnë vendin në Bashkimin Evropian. Në “Ora e Parë” në Klan Maqedoni, zëdhënësja e VMRO-DPMNE-së, Marija Miteva nuk mbahet mend deri më tani të jenë mbledhur kaq shumë nënshkrime në një ditë për një kandidat presidencial, sa janë mbledhur për kandidaturën e Gordana Siljanovska Davkova. Sipas saj BDI dhe LSDM nuk e kanë të sinqertë “Frontin Eurpian”.

“Nga njëra anë mund të themi se bëhet fjalë për mobilizimin e VMRO-DPMNE-së, e në anën tjetër duhet theksuar se bëhet fjalë për qytetarë që nuk janë anëtarë të partisë politike VMRO-DPMNE. Për VMRO-DMNE-në nuk ka ndarje të votave shqiptare dhe maqedonase. Çdo votë është e vlefshme… Është koha që mençuria e qytetarëve të jetë më e madhe. Kur thuhet Front Evropian mendoj se duhet mënyra e veprimit të jetë evropian që të themi se kemi Front Evropian dhe jo vetëm me deklarime dhe fjalë boshe”, tha Marija Miteva.

Nga ana tjetër, zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska për dallim nga të tjerët, për ne “fronti Eurpopian” nuk është vetëm formë deklarative, por implementim i agjendës që do e dërgoj vendin në BE.

“Ne nuk jemi të ngarkuar me formën, asnjë nuk duhet ta ketë këtë qellim, me rëndësi është përmbajtja. Nëse partitë e mbështesin, jo vetëm me fjalë por me të vërtetë kanë kontribuar në ecjen përpara të shtetit deri tani, unë besoj se të gjithë do të mbeten besnik në atë që e kanë premtuar para qytetarëve dhe besnik para agjendës evropiane dhe do të vazhdojnë më tej deri në plotësimin e këtij qëllimi strategjik”, tha Bogdanka Kuzeska.

Sa i përket zgjedhjeve presidenciale, sipas zëdhënëseve, dy kandidatët, Stevo Pendarovski nga LSDM dhe Gordana Siljanovska Davkova nga VMRO-DPMNE do të jenë kandidatët që do të ballafaqohen në rrethin e dytë më 8 Maj./tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share