Osmani parakalon pranë ushtarëve të FSK-së

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka kaluar para rreshtimit të ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Kjo ngjarje po zhvillohet në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, ndërsa Osmani u prit nga komandanti i Brigadës Ilir Qeriqi. Ngjarja po zhvillohet me rastin e 26-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, raporton Klankosova.tv

Aty pjesëmarrës ishin edhe kryeministri Albin Kurti, Ministrja e Jashtme Donika Gërvalla, kryekuvendari Glauk Konjufca dhe shumë të pranishëm të tjerë nga institucione të ndryshme.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share