Vullnet Murseli i reagon Taravarit: Bisedimet me VMRO-në në zgjedhjet lokale i zhvillove ti, ato vota përfunduan tek kryqi në Kodrën e Diellit!

Ish-kandidati i Aleancës për Shqiptarët  në zgjedhet e fundit komunale për qytetin e Tetovës, Vullnet Murseli ka reaguar ndaj kryetarit të Komunës së Gostivarit, Arben Taravari pas intervistës së këtij të fundit në emsionionin e gazetares, Jeta Xharra.

Murseli në reagimin e tij i ka përmendur tri momente të rëndësishme Taravarit, teksa shton se po i njejti ka zhvilluar dhe bisedimet me VMRO-DPMNE-në në zgjedhjet lokale të vitit 2021.

Reagimi i plotë:

Në emisionin Kallxo Përnime të datës 25 Shkurt 2024, gazetarja Jeta Xharra intervistoi ish-kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari. Gjatë kësaj interviste, ndër të tjera Taravari më fajësoi mua për rënie të votave të Aleancës për Shqiptarët në Tetovë.

Dua t’ia kujtoj Arben Taravarit tre momente të rëndësishme të cilat ai i di shumë mirë:
1) Në zgjedhjet lokale të 15 Tetorit të vitit 2017 kur unë, Vullnet Murseli nuk isha as anëtar i partisë, Aleanca për Shqiptarët morri 4,874 vota.
2) Në zgjedhjet lokale të 17 Tetorit të vitit 2021 kur unë, Vullnet Murseli isha kandidat për kryetar të Komunës së Tetovës Aleanca për Shqiptarët morri 6,165 vota, që dmth se pati ngritje prej 26.48%, kurse lista e ASH-së për këshillin e Komunës së Tetovës morri 3,912 vota.
3) Në zgjedhjet (e përsëritura) për këshillin e Komunës së Tetovës të datës 20 Gusht 2022, kur unë, Vullnet Murseli nuk isha aspak i përfshirë në fushatë ose në zgjedhje, Aleanca për Shqiptarët morri 777 vota.

Numrat janë të qartë, prandaj çfarëdo tendence e Arben Taravarit për të hedhur fajin e humbjes diku tjetër është joserioz dhe qesharak.

Për më tepër, të gjithë e dinë se bisedimet me VMRO-DPMNE gjatë zgjedhjeve lokale të vitit 2021 janë udhëhequr pikërisht nga Arben Taravari, dhe të gjithë e dinë se votat e VMRO-DPMNE-së në Tetovë përfunduan te KRYQI NË KODRËN E DIELLIT, e jo te Aleanca për Shqiptarët. /tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share