Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) sot në lidhje me protestën e pesë universiteteve publike, të cilat kërkojnë nënshkrimin e marrëveshjes kolektive, kanë konfirmuar për AIM-në se mbështesin çdo ide për rritje të pagave dhe nëse ka vullnet në Kuvend për ta nënshkruar, si institucion do të marrë pjesë në negociata.
Ndërkaq, sot në protestë paqësore dolën anëtarët e sindikatës së universiteteve në Manastir, Tetovë, Shtip, Ohër dhe “Nënë Tereza” në Shkup, ku kërkuan nënshkrimin e marrëveshjes kolektive dhe barazimin e të drejtave me Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup.