Gjermania: Të përshpejtohet integrimi i Ballkanit Perëndimor

“Siguria e BE nuk mund të garantohet pa ndaljen e Rusisë”

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock bën thirrje që të mbyllet çdo shteg, të cilin Rusia mund ta shfrytëzojë për të minuar afrimin e Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Europian.

“Nuk mund të lejojmë zona gri nëpër Europë. Duhet të bëjmë ç’të mundemi për t’i mbyllur Rusisë të gjitha anët që mund të përdorë në politikën e saj të destabilizimit, dezinformimit dhe infiltrimit. Duhet të mbështesim vendet e Ballkanit Perëndimor të forcojnë institucionet demokratike, të forcojnë stabilitetin dhe t’u ofrojnë shtetasve të tyre mundësi ekonomike”, tha Baerbock

Deklaratat i shpërndau zyra e saj për shtyp, para nisjes së vizitave të kësaj të Hëne në Podgoricë e Sarajevë.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share