“Dritat e Veriut” dhurojnë spektakël në qiellin e Skocisë

Qielli i natës në Skoci është ndriçuar nga dritat veriore, me nuancat spektakolare të gjelbra dhe të kuqe.

Fenomeni, i njohur gjithashtu si Aurora Borealis, shihet shpesh në vende si Islanda dhe Norvegjia dhe janë të dukshme ndonjëherë edhe në Britaninë e Madhe. Së fundmi, këto drita mahnitëse janë parë nga jugu i Anglisë deri në Cornwall.

Mësohet se ekspozimin e tyre aq të qartë, e ka bërë të mundur ndërveprimi i erërave diellore me atmosferën e Tokës.

Sipas Observatorit “Greenwich”, gazra të ndryshëm japin efekte të ndryshme. E gjelbra tregon grimcat diellore që ndërveprojnë me oksigjenin, ndërsa nuancat vjollcë, blu ose rozë shkaktohen nga azoti. Një e kuqe e thellë ndonjëherë mund të shihet si rezultat i grimcave diellore që ndërveprojnë me oksigjenin në lartësi shumë të larta./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share