RTK e ndaloi emisionin por jo Adelinën! Artistja publikon sonte intervistën me teologun, Drilon Gashi

Pas vendimit të RTK-së për të ndaluar transmetimin emisionit të Adelina Ismailit e cila kishte të ftuar teologun Drilon Gashi, Pop Diva ka njoftuar se do ta publikojë këtë episod sonte në llogarinë e saj në Facebook.

“Te dashurit e mi. Kam marrur pa fund perkrahje nga ju dhe kjo me mbush zemren plot. Posaqerisht nga koleget gazetare, gje qe me gezon pa mase. Une nuk kam qene konvencionale kurr dhe nuk dua te jem. As Drilon Gashi nuk eshte hoxhe konvencional, andaj mendoj qe meriton qe degjohet nje aspekt i moderuar i fese Islame. Andaj media te dashura, ju ftoj qe sonte, ne oren 20:30, ne emer te lirise se fjales, t’me shperndani emisionin tim me teologun Gashi. E kush do te thoshte qe une, Adelina Ismaili do te luftoj qe te degjohet nje hoxhe…”, shkruan Adelina në Facebook.

Vlen të theksohet, se mos-transmetimi i këtij episodi në RTK (vendim i u.d të kryeredaktorit të televizionit shtetëror) nxiti mjaft reagime, madje edhe nga vetë teologu Gashi.

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share