Arrijnë 85 mijë formulare të reja të pasaportave, Bojmacaliev: Nuk ka kaos në MPB

Nuk ka asnjë sabotim apo kaos për sa I përket ndryshimit të dokuemnteve personale thonë nga Ministria e Punëve të Brendshme. Siç njoftoi zëvendësministri shtesë, Mitko Bojmacalijev procesi i ndryshimit të dokumenteve personale po shkon pa probleme dhe se brenda një muaji kanë mbërritur 295,000 formularë të rinj pasaportash.

“Në Republikën e Maqedonisë së Veriut dje dhe sot pas kompletimit kanë mbërritur 165.000 formularë për letërnjoftime dhe 85.000 formularë për pasaporta, janë dorëzuar në Ministrinë e Brendshme. Deri më tani, brenda një muaji kanë mbërritur 295 mijë formularë për pasaporta”, tha Mitko Bojmacalijev.

Ndrysdhime ligjore në ligjin për pasaporta? Osmani: Marrëveshjet ndërkombëtare s’ndryshohen

Ndërkohë për të udhëtuar jashtë vendit qytetarët duhet të jenë të pajisur me pasaporta me emrin e ri kushtetues të vendit. I pyetur se a do të përkrahin iniciativën e PLD-së për ndryshime ligjore që do të mundësojnë njohjen e pasaportave të vulosura si pronë e “Republikës së Maqedonisë së Veriut”, Osmani tha se marrëveshjet ndërkombëtare që janë pjesë e rendit të brendshëm juridik nuk mund të ndryshohen me ligj.

“Ministria e Brendshme nuk duhet të merret me çështje që nuk janë në kompetencën e saj. Ne duhet të jemi në koordinim me palën e dytë, kur marrim ndonjë vendim dhe zgjidhje. Neni 118 i Kushtetutës thotë se marrëveshjet ndërkombëtare që janë pjesë e rendit të brendshëm juridik nuk mund të ndryshohen me ligj”, tha Bujar Osmani.

Osmani gjithashtu u përqendrua në udhëtimin me pasaporta, duke sqaruar se disa vendet, si Zvicra, nuk kërkojnë dokumente të reja, ndërsa theksoi nevojën për koordinim me vendet e tjera për të përcaktuar qartësinë e politikave të tyre.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share