Shtëpia e Bardhë e ka përshkruar si të suksesshme ndihmën e parë humanitare nga ajri në Gaza.
“Është një rast i rëndësishëm për të treguar se ne mund ta bëjmë suksesshëm këtë përsëri në ditët dhe javët në vijim”, ka thënë një zyrtar i lartë i administratës amerikan, raporton CNN.
Ky zyrtar është shprehur se Departamenti i Mbrojtjes është duke planifikuar kryerjen e lëshimit të ndihmave tjera në ditët e ardhshme. Ai ka thënë se nuk mund të japë më tepër detaje për kohën dhe se çfarë do të dërgojnë.