Kongresi: LSDM-ja nesër zyrtarizon kandidaturën e Pendarovskit!

ZGJEDHJET PRESIDENCIALE

“Kandidohem në zgjedhje, jo vetëm për të marrë pjesë, por edhe të fitoj” – deklaroi dje Stevo Pendarovski, duke paralajmëruar kandidaturën për mandat të dytë si shef i shtetit.

Pendarovski i cili që nga viti 2019 është në krye të Maqedonisë së Veriut, paralajmëroi se bëhet fjalë për kandidaturë qytetare duke I bërë thirrje qytetarëve që duke filluar nga e diela ta mbështesin me nënshkrime në njësitë rajonale të KSHZ-së.

Gjithashtu, të dielën më 3 mars, LSDM-ja në Konevntë pritet ta zyrtarizojë mbështetjen për Pendarovskin në zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

“Në pesë vitet e kaluara dëshmova se presidenti mund të jetë i pavarur nga cilat do qendra të politikës, nga fuqitë ekonomike. Pas vetes kam një mandat pa asnjë gabim strategjik, pas asnjë aferë korruptive, nepotizëm apo konflikte interesi. Vendit i duhet institucioni i pavarur – Presidenti”, tha Stevo Pendarovski.

Pendarovski pret që në zgjedhje të mbështetet nga të gjithë qytetarët, edhe pse është i vetëdijshëm se në rrethin e parë do të ketë dy kandidatë shqiptarë. Gjithashtu, në favorin e tij nuk është edhe fakti që me BDI-në pati përplasje lidhur me çështjen e ligjit për lojra të fatit, që nuk u dekretua nga ai.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share