Ademi: Me propozimligj rregullojmë pagat në arsimin e lartë publik!

PAGAT PËR ARSIMIN E LARTË

“Nuk lejojmë asnjë lloj diskriminimi në arsimin e lartë”. “Asnjë profesor universitar nuk do të mbetet i diskriminuar”. “Vazhdojmë me mbështetjen e të gjitha universiteteve në vend”.

Zotimi vjen nga BDI-ja, konkretisht nga Shefi i Grupit Parlamentar, Arbër Ademi. Ai përmes një postimi në Facebook, njofton se javën e ardhshme përmes një propozim-ligji do të rriten pagat e punonjësve në arsimin e lartë publik.

“Nga dita e hënë do të dorëzojmë propozim-Ligjin për plotësimin e Ligjit për arsimin e lartë me çka do të rregullohet koeficienti i pagesës së pagës për punonjësit në institucionet e arsimit të lartë publik nga llogaria e buxhetit, përfshirë profesorët, personelin jomësimdhënës dhe personelin teknikë. Me këtë do të eliminohet çdo mundësi e ndonjë lloj diskiriminimi të mundshëm” – shkruan Ademi.

Një propozim i këtillë vjen pasi Qeveria miratoi vendimin ku 3.200 punonjësve në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, konform Marrëveshjes Kolektive, do t`u rriten pagat, mesatarisht për rreth 22%.

Nga ana tjetër, Sindikatat e pesë universiteteve publike akuzojnë për standarde të dyfishta. Thonë se janë të anashkaluar dhe të diskriminuar nga mosnënshkrimi i Marrëveshjes Kolektive nga Kuvendi.

Për të hënën në ora 13.00, sic thonë, paralajmërojnë një protestë të qetë dhe paqësore e të gjithë punonjësve para hyrjes së këtyre universiteteve. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share