Terminët për nxjerrjen e dokumenteve personale prej sot do të mund të caktohen në mënyrë elektronike. Kështu kanë njoftuar nga ministria e Punëve të Brendshme në një komunikate për mediat. Nga MPB thonë se prej dje në ueb faqen termin.mvr.gov.mk/ është vendosur edhe një rubrikë e cila ka për qëllim të kontribuojë për të caktuar termin sa më shpejtë për fotografim për dokumente personale. Në këtë kategori të quajtur “Dërgo një kërkesë për termin”, qytetarët duhet të shënojnë numrin amë, numrin e telefonit dhe të zgjedhin se për cilin dokument dëshirojnë të caktojnë termin. Nga Ministria e Brendshme shtojnë se pasi qytetari të dërgojë kërkesën, operatorët e qendrës së thirrjeve do t’i kontaktojnë në numrin e telefonit për të caktuar termin konkret./tvklan.mk
Lexo gjithashtu
Sot bëhen 28 vjet nga atentati ndaj presidentit Kiro Gligorov
Para 28 viteve më 3 tetor ishte kryer atentat mbi presidentin e atëhershëm të shtetit, Kiro Gligorov, i…
03.10.23 10:36
Hasanbeg / E zunë “hajdutin” dhe e rrahën, policia jep detajet
Dy persona nga Hasabegu i Shkupit kanë sulmuar fizikisht një 37 vjeçar, pasi e kishin zënë në tentim…
17.04.23 17:52
Sela: Taravari nuk gjeti as dy minuta kohë të sqaronte problemet brenda partiake me mua…
Ziadin Sela i ftuar në emision Debat Plus me Ermal Pandurin në Tv Klan Macedonia deklaroi se ASH-ja…
02.04.24 20:23