Drenusha Latifi, ish- Miss Kosova, me një kurajo të jashtëzakonshme ka rrëfyer në media ditë më parë për historitë e dhunës nga ish burri i saj.
Duhet shumë guxim të ndash histori të dhunës në vende si Kosova dhe Shqipëria, ku një pjesë e madhe justifikojnë dhe normalizojnë dhunën me komente të tipit “nuk të rreh njeri kot”. Sikur edhe një grua e vetme të jetë frymëzuar nga Drenusha dhe të marrë guximin të denoncojë dhunën, prapë është arritje e madhe.
Ka shumë raste kur gratë kosovare nuk ‘shpëtojnë’ nga problemet edhe pse zgjedhin që të shkurorëzohen e të ndajnë rrugët me bashkëshortët e tyre, të cilët u shkaktojnë telashe. Edhe pas ndarjes, shumë nga ta nuk i lënë rehat ish-partneret e tyre. Nga këto situata nuk kursehen as fytyrat publike dhe gratë që janë me ndikim në shoqëri. Ndihmën e Policisë së Kosovës e ka kërkuar dje edhe një figurë e njohur e showbizit shqiptar.
Burimet brenda Prokurorisë kishin bërë me dije se Latifi ishte ankuar tek organet e rendit se ish-bashkëshorti vazhdimisht e shqetëson dhe e përcjell nga mbrapa, duke ngjallur tek ajo frikë dhe shqetësim.
Bazuar në dëshminë e 38-vjeçares, Kardesh e kishte kërcënuar edhe me jetë, duke i thënë se do ta vrasë, gjë që ka shkaktuar shqetësime të mëdha tek ajo dhe për këtë është detyruar të kërkojë edhe ndihmë mjekësore.
Si rezultat i denoncimit, i dyshuari Atilla Kardesh është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar nga hetuesit lidhur me rastin.
Ish-çifti Drenusha dhe Atilla i dhanë fund lidhjes së tyre vitin e shkuar pas 10 vitesh martesë. Nga martesa e tyre ata kanë dy fëmijë të përbashkët, një vajzë dhe një djalë.
Përpos e njohur si më e bukura e Kosovës, Drenusha Latifi kishte sfiduar veten edhe në muzikë, por që ka kohë që është tërhequr nga skena.
Ajo i ishte përkushtuar tërësisht familjes dhe ka vazhduar jetën e saj në Malmo të Suedisë.
E tash, pasiqë rrëfeu historinë e dhimbshme Drenusha i është rikthyer elegancës.