Apple ka ndërprerë punën në makinën e saj elektrike, burime të afërt me çështjen raportuan ditën e martë, një dekadë pasi prodhuesi i iPhone nisi projektin.
Disa punonjës të cilët kanë qenë të angazhuar në këtë projekt do të kalojnë në divizionin e inteligjencës artificiale sipas Bloomberg i cili raportoi për herë të parë lajmin.
\
Deri më sot Apple ke hedhur hapa të vegjël drejt AI, në kontrast të thellë me gjigantë si Alphabet (Google) dhe Microsoft. Në 2020-ën agjencia e lajmeve Reuters raportoi se Apple po mendonte lançimin e makinës në 2024 ose 2025.
Me emrin e koduar Project Titan, makina e mundshme Apple ngjalli një valë të madhe interesi për makinat me sistem vetëdrejtimi.
Por progresi u ngadalësua gjatë pandemisë së COVID-19 në 2019 e cili preku rëndë industrinë e makinave.
Dizajni i makinës koncept ndryshoi gjithashtu, nga një automjet autonom radikal, pa timon, që do të ishte një distancim nga dizajni tradicional i automobilave, në një makinë më konvencionale me veçori të avancuara të asistimit të shoferit. /PCWorld Albanian