DIGJTALIZIMI DHE SIGURIA KIBERNETIKE NË RMV
Cyber-bullingu është e “keqja” e epokës moderne që kërkon qasje serioze nga më shumë institucione për të ulur dhe parandaluar këtë dukuri. Kështu u tha në një Konferencë në Shkup me temë “Digjitalizimi dhe Siguria Kibernetike”.
Sipas një hulumtimi përmes një ekzemplari reprezentativ prej 313 të të anketuarve, 51% e të rinjve janë viktima të sulmeve kibernetike. Ekspertë të projektit “Analitika” thonë se ky projekt ka për qëllim që të avancohen njohuritë për siguri më të madhe në internet.
Janë anketuar nxënës nga tri shkolla të mesme të Shkupit – Gjimnazet në Karposh dhe nga shkolla e mesme profesionale në Shuto Orizarë.
“Qëllimi i këtij projekti ishte që të avancohen njohuritë e të rinjve për zbatimin e masave për digjitalizim, por edhe të avancohen njohuritë e të rinjve për zbatimin e masave për sigurinë e tyre më të madhe kibernetike në hapësirën e internetit” – tha Maja Hristovska, eksperte projekti e Analitikës.
Si pjesë e këtij projekti është përgaditur një doracak i cili ka karakter edukativ dhe i dedikohet mësimëdhënësve, nxënësve dhe prindërve. Aty, sipas Maja Hristovska, gjenden edhe udhëzime në lidhje me sigurinë kibernetike dhe shtjellohen shumë terme duke përfshirë “cyber grooming” dhe “cyber bullying”.
“Vlerësojmë se mungojnë programe të caktuara në kuadër të programeve vjetore, të cilat do të ishin në kuadër të programeve vjetore të shkollave, të cilat do të përmbanin tema nga fusha e sigurisë kibernetike. Përkatësisht, vlerësojmë se duhet të avancohen pak programet shkollore me tema të këtilla dhe gjithashtu procesi gjithëpërshirës arsimor, na nevojitet nxënës të arsimuar të cilët do të jenë fluen digjital dhe do të mund të gjenden më mirë në epokën digjitale” – tha Maja Hristovska, eksperte projekti e Analitikës.
Këto komente u bënë në konferencën me temë “Digjitalizimi dhe siguria kibernetike; E tashmja dhe e ardhmja e nxënësve”, në organizimin të tink-tenk “Analitika” e ku morën pjesë edhe një numër i madh i studentëve. /tvklan.mk/