Një person raportohet të ketë mbetur i vrarë mbrëmjen e kësaj të mërkure në qytetin e Korçës. Gazetarja Daniela Zisi raporton paraprakisht se viktima është gjetur në afërsi të një hoteli, në lagjen numër 10 të këtij qyteti. Po sipas gazetares, një tjetër person dyshohet se ka mbetur i plagosur. Rrethanat e ngjarjes momentalisht janë të paqarta.
Paraprakisht dyshohet se personi i cili është gjetur i pajetë ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një tjetri, duke e lënë të plagosur. Më pas, autori i dyshuar e ka drejtuar armën nga vetja duke u vetëvrarë.
Paraprakisht Klan News raporton se dyshimet janë që kemi të bëjmë me një krim në familje.
Theksojmë se të dhënat në fjalë janë paraprake dhe mund të ndryshojnë. Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia. Më shumë të detaje do t’ju përcjellim në vijim./tvklan.al